Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pandi Mele është një nga shumë artistët shqiptarë që studioi në Bashkimin Sovjektik që me kthimin në Shqipëri iu nënshtrua rregullave të një arti shtypës.
Si u bë Pandi Mele një nga grafistët më të shquar shqiptarë nën komunizëm? Ekspozita "Një jetë me grafikën" që qëndron hapur deri më 10 shkurt në Galerinë e Universitetit të Arteve, shfaq rrugëtimin e artistit prej viteve 50 deri në fund të jetës, në vitin 2016.
Ekspozita është përgatitur me koleksionin e familjes Mele po edhe të një prej ish-studentëve të grafistit, Petraq Papa.
Mele ka eksploruar pothuaj të gjitha teknikat dhe zhanret e grafikës: litografinë, karbonin, kolazhin, po edhe akuarelin, mjaft prej të cilave ekspozohen për herë të parë për publikun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pandi-mele-nga-liria-nen-trysni-ekspozohen-vepra-te-panjohura-te-grafistit