Ora News - Kërkohen aktet nënligjore për ligjin e arsimit të lartë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

dhe pse ka dy vite që reforma në arsimin e lartë detyron funksionimin e Universiteteve sipas ligjit të ri, ende mungojnë aktet nënligjore që rregullojnë funksionimin e tyre.

Ky është shqetësim për deputetët e opozitës, pasi krijohen anomali për mënyrën e financimit, statusin e pedagogëve, punën dhe titujt shkencor.

Ministria e Arsimit u përfaqësua nga zv/ministri Ervin Demo, por Partia Demokratike refuzoi që seanca të vazhdonte më tej, duke kërkuar praninë e Ministres Nikolla.

Ndërsa mungesa e akteve nënligjore për LSI po shkakton kolaps në Universitete.

I pyetur nga mediat, zv/Ministri Demo tha se 80% e akteve nënligjore që janë në fuqi, janë të mjaftueshme për zbatimin e reformës.

Komisioni i Mjeteve të Informimit Publik, vendosi prioritet të ditës çështjen e përmbytjeve si emergjencë kombëtare ndaj deputetët propozuan që seanca të kësaj natyre të shtyhen në një moment të dytë me qëllim që të zgjedhurit nga elektorati të ishin pranë banorëve në këtë situatë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kerkohen-aktet-nenligjore-ligjin-e-arsimit-te-larte

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS