Report TV - 'Shirli Valentina' në Teatrin Kombëtar, Olta Daku rrëfen lidhjet me rolin

Report TV 2018-05-11

Views 5

Kjo është Shirli Valentina që sjell Olta Daku nën regjinë e Driada Dervishit! Shfaqja është konceptuar në formën e një ?One Woman show?, ku përmes humorit tregohet udhëtimi i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Regjisorja Dervishi flet për premierën e parë të kësaj komedie.

?Tingëllon si një personazh i shkruar nga një autor shqiptar, për këtë dua të nënvizoi se përveç aktores Olta Dakut nuk do ka kishte këtë lidhje me publikun. Shirli është një 42 vjeçare e cila ka rritur dy fëmijë, tashmë ata janë rritur dhe secili ka drejtimin e vet. Ajo gjendet në një pikëpyetje të madhe pasi ka mbaruar detyrimet e saj," tha Driada Dervishi.

Olta Daku dhe Dervishi kanë menduar të mos jenë përballë medias, por në një panel me të, për të diskutuar për shfaqjen. Vezët në tryezë dhe pajisjet e kuzhinës janë aty, për të na kujtuar se kush prej nesh u ka ofruar mëngjesin e ngrohtë pjesëtarëve të tjerë të familjes, dhe kush do të gjej brenda vetes shtëpiaken e lodhur Shirli Valentina që e luan Olta Daku.

Share This Video


Download

  
Report form