Ora News - Vrasja e Kasmit u porosit nga bosët e kokainës, greku ish-punonjës në Ambasadën shqiptare

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtetasi grek i arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit, ka shërbyer si punonjës sigurie në Ambasadën shqiptare në Athinë. Në ambientet e Policisë së Tiranës, ai vazhdimisht kërkonte duhan dhe mjete për t?u stërvitur. Detajet mësohen për Ora News nga burime të Policisë së Shtetit.

Ish-polici grek që akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, përgjatë 4 ditëve të qëndrimit në paraburgimin e Policisë së Tiranës ka kërkuar vazhdimisht duhan, alkool dhe mjete për stërvitje.

Eftimi Eftimius, 43 vjeç, është treguar i sjellshëm dhe ka pranuar rregullat e policisë shqiptare që ndalojnë duhanin dhe alkoolin, ndërsa komunikonte në anglisht.

Burime të sigurta pranë Policisë së Shtetit thanë për Ora News se më herët ai ka shërbyer si punonjës policie në Ambasadën Shqiptare të Athinës, ndërsa në vitin 2009 ishte përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit si dhe në aeroportet ?Elefteros Venizelos?.

Operacioni i koduar "Themis" u ndoq edhe nga DEA amerikane, ndërsa në total u akuzuan 21 persona për trafik kokaine.

Eftimius po ashtu ishte pjestar i një rrjeti kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi. Rasti u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-kasmit-u-porosit-nga-boset-e-kokaines-zbardhet-e-kaluara-kriminale-e-ish-policit-grek

Share This Video


Download

  
Report form