Report TV - Gjirokastër, në protestë banorët e pallatit që rrezikon shembjen

Report TV 2018-05-11

Views 0

GJIROKASTËR-Banorët e pallatit që rrezikon shembjen janë ngritur në protestë në lagjen ?Kodër Shtufi? në Gjirokastër pas pengesës nga forcat e rendit për të hyrë brenda pallatit që rrezikon shembjen.
Ka pasur një ndikim shumë të madh psikologjik, situata është e komplikuar sepse në hyrje të pallatit ka forca të policisë së rendit dhe asaj bashkiake për të mos lejuar asnjë të futet brenda sepse kështu janë urdhëruar nga bashkia.

Kryebashkiakja Zamira Rami i qëndron urdhrit që lejon evakuimin e 25 familjeve dhe strehimin e tyre në banesa sociale. Zamira Rami ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e problemit.

Share This Video


Download

  
Report form