?Duhet një sistem pikësimi pasi biem dakord që nuk mund të përfitojë një emigrant i kthyer para një viktime trafikimi. Pasi ata kur përballen me sportelet e bashkisë komentohen sepse e kanë të shkruar në pagesë ?viktima trafikimi?. Çfarë i duhet një personi që paguan të dijë se ajo është një viktimë e trafikimit. Duhet të bëhet një rakordim i qartë mes institucioneve dhe në momentin që aplikanti i një banese sociale kur të bëjë aplikimin të mos shkojë derë më derë të trokasë, pasi është e pamundur dhe është një sorollatje e kotë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë projektligj është e drejta e ankimimit?, shprehen grupet e interesit.
Këto ishin disa nga sygjerimet e grupeve të interesit që u propozuan në seancën e sotme dëgjimore në komisionin parlamentar të Shëndetësisë. Ndërkaq projektligji për ?Strehimin social? ngjalli diskutim edhe midis kryetarit të komisionit, Petrit Vasili me deputeten socialiste, Eglantina Gjermeni, ish ministre e Zhvillimit Urban.