Rudina/ “Sherri” mes kengetareve, ja cthone gazetaret (06.02.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 5

Kohët e fundit debatet mes këngëtareve shqiptare kanë qenë të hapura. Një ndër ta ishte edhe ai i Artjola Toskës me Valbona Memën apo debati virtual mes Encës dhe Rosela Gjylbegut.
Deklaratat e tyre pushtuan mediat ndërkohë këngëtarja Artjola Toska zgjodhi të mos përfshihej dhe të mos japë asnjë deklaratë lidhur me akuzat ndaj saj.
?Artjola nuk ka patur asnjë reagim, ajo vetëm këndon dhe këndon shumë mirë?, tha gazetari Eni Shehu teksa shtoi se debati mes Encës dhe Roselës ka qenë i ashpër.
?Enca u çmend fare, duhet të ketë një hall shumë të madh. Kur pashë lajmet për Encën hapa rrjetet sociale dhe pashë video ku shante Roselën. Kam përshtypje që është edhe një përplasje brezash?, shtoi ai.
Ndërkohë gazetarja Dasara Karaiskaj lidhur me debatin mes Encës dhe Gjylbëgut tha se Gjylbegu u gjend përpara një pyetje së cilës iu përgjigj.
?Në të dyja rastet ka ndodhur diçka dhe Rosela tha kur u pyet lidhur me këngëtarin me të cilin nuk do të bashkëpunonte: ?Unë nuk do të bashkëpunoja kurrë me Encën?. Mua më duket sikur nuk ka asgjë që nuk shkon deri këtu sepse ajo u gjend para një pyetje dhe u përgjigj?, tha Karaiskaj.

Share This Video


Download

  
Report form