Bashkim Fino kërkon votën e anëtarëve të Asamblesë për t'u zgjedhur President i FSHF-së. Fino premtoi se nëse zgjidhet Presidenti FSHF-së do ndërtojë 5 stadiume sipas standardeve europiane si dhe dyfishim të të ardhurave për klubet e futbollit. Sipas tij, futbolli shqiptar sot është i sëmurë dhe ka nevojë për ndërhyrje emergjente për ta shëruar atë. Duke iu referuar rivalit të tij, Armand Duka, Fino ironizoi duke deklaruar se premton se bëjë ato të cilat nuk i bëri në 16 vite. "I paske bërë me defekt këto Duka, më duket se spaske para (për mikrofonat)?- e nisi me batutë Bashkim Fino fjalën përpara anëtarëve të Asamblesë.