Duka mund Finon, fiton mandatin e 5-te ne krye te FSHF

RTV KLAN 2018-05-11

Views 2

Presidenti në detyrë i FSHF-së, Armand Duka ka fituar balotazhin me Bashkim Finon në garën për kreun e ri të federatës, duke siguruar mandatin e 5-të 4-vjeçar.

Megjithëse mori 39 vota kundrejt 22 të Finos në raundin e parë të zgjedhjeve, Duka nuk arriti të fitonte garën pa kaluar në balotazh.

Pas numërimit të votave për raundin e dytë, rezultoi se Duka kishte siguruar fitoren e një tjetër mandati në postin e rëndësishëm me 38 vota, kundrejt 24 që mori ish-kryeministri dhe deputeti socialist, Bashkim Fino. 3 vota u shpallën të pavlefshme.
Pjesë e garës për kreun e FSHF-së ishte edhe Arbitri Shpëtim Hala, i cili u skualifikua që në raundin e parë duke mos marrë asnjë votë.

Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit që po mbahet në Durrës do të votojë edhe për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv për të cilin garojnë 23 kandidatë./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form