Report TV - Zgjedhjet, Armando Duka rizgjidhet presidenti i ri i FSHF

Report TV 2018-05-11

Views 3

DURRES - Pas dy raunde votimi, Armand Duka është rizgjedhur për një mandat të pestë President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga numërimi i votave të 65 delegatëve të cilët morën pjesë në Asamblenë zgjedhore të FSHF në hotel ?Adriatik? në Durrës, Duka mori 38 vota, Fino 24, ndërsa tre vota dolën të pavlefshme. Armand Duka ka 16 vjet në krye të qeverisë së futbollit shqiptar. Megjithatë, kjo garë për Dukën nuk ishte si ato të kaluarat, pasi Bashkim Fino rezultoi një kundërshtar i fortë.

Në raundin parë, Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa katër vota ishin të pavlefshme. Pjesë e kësaj gare ishte edhe ish-arbitri Shpëtim Hala, por ai u skualifikua në raundin e parë pasi nuk mori asnjë votë, madje as votën e klubit të Delvinës të cilët propozuan kandidaturën e tij.

Share This Video


Download

  
Report form