Tradhëtitë në çift duket se po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërkohë gratë shqiptare vijojnë të jenë të nënshtruara.
Një rast i tillë ishte sot në emisionin ?Aldo Morning Shoë? ku një grua tregoi tradhëtinë e burrit. Ela nga Tirana tha se vetëm dy ditë më parë kishte kapur bashkëshortin duke folur me një tjetër dhe se veprimi i tij e kishte fyer. Menjëherë pas saj disa gra të tjera kanë telefonuar dhe kanë treguar historitë e tyre dhe shprehen se vijojnë të qëndrojnë me burrat pavarësisht tradhtive.
?Jam Ela nga Tirana. Kisha një problem që doja ta tregoja, është hera e parë që flas dhe kam emocione. Unë jam 50 vjeç dhe burri 60-të. Ai ka qenë burrë ideal për mua dhe më vjen keq që ai ma punoi kështu. Kam vjehrrën sëmurë dhe po flinim te shtëpia e saj, nga ora 01:00 e mëngjesit ngrihem për në banjo dhe dëgjoj burrin që po fliste në telefon me një tjetër. E pranoi që po fliste me një tjetër. Nuk i thash asgjë, ai mi ka plotësuar të gjitha dhe tani ndihem shumë e fyer.
?Është e momentit më tha?. Unë nuk u acarova dhe nuk bërtita, vetëm u ndjeva shumë keq. Unë s?ia kam thënë asnjeriu këtë, ka vetëm dy ditë që ka ndodhur?, tha Ela.