Ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia ka folur ekskluzivisht për herë të parë për emisionin 'Repolitix' në REPORT TV pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Turqisë për lejimin e ekstradimit në Shqipëri.
Haxhia shprehet se në Shqipëri do të kërkojë rihapjen e dosjes së vrasjes së Hajdarit dhe përballë kërkon Sali Berishën, që sipas tij është ai që e nxori në pritë. Haxhia thotë se Berisha duhet të japë llogari edhe për shumë dosje të tjera, për të cilat thotë se është gati që të dëshmojë.
Ish-bodigardi akuzon edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha se karrierën e ka nisur që 17 vjeç me transport droge. Ekstradimi i Haxhisë, pritet që të trondisë familjen Berisha, pasi akuzat e bëra deri tani në distancë, ish-bodigardi pritet që t?i bëjë në sallën e gjyqit, madje duke kërkuar përballë ish-kryeministrin.