Ekstradimi/ Ja 10 dëshmitë e Izet Haxhisë kundër Sali Berishës, që nga depot dhe tek vrasja e Azemit

Report TV 2018-05-11

Views 11

Lejimi i ekstradimit nga Turqia i Izet Haxhisë në Shqipëri pritet që të trondisë familjen Berisha. Ish-bodigardi ka denoncuar skandale, ndërsa ka akuzuar familjen e ish-kryeministrit Berisha si të përfshirë në shumë afera. Ekstradimi i Haxhisë mund të jetë për ta marrë edhe si dëshmitar për dosjet rënda politike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po ushtrojnë presion të madh për ?prerje kokash? si në Kroaci dhe Rumani, ku janë dënuar ish-kryeministra, ministra, ish-ministra, deputetë etj. Në disa intervista të dhëna për Shqiptarja.com, Haxhia ka deklaruar se është dëshmitar i shumë ngjarjeve të rënda deri në vitin 1998, pas të cilave, sipas tij, qëndron Sali Berisha.

Izet Haxhia ka shprehur vullnetin për të rrëfyer për të gjitha ngjarjet e rënda, në një sallë gjyqi, ku përballë të ketë ish-kryeministrin. Duke iu referuar këtyre deklaratave të tij, po rendisim disa prej ngjarjeve më të rëna, për të cilat Haxhia mund të dëshmojë para drejtësisë së re shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form