Ora News - Rama për Dash Shehun: Ha pilaf dhe pi raki me sabah; Berisha: Më mirë një gotë se viza

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qëndrimi i deputetit demokrat Dash Shehu për të ndalur investimet turke në vend, ato strategjike, përplasi në Kuvend kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Berisha.

Rama tha del kundër investitorëve turk një që ha pilaf dhe pi raki me sabah.

Rama: Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan dhe tha nuk duam ne investime turke. Ai kur gdhihet ha pilaf dhe pi raki në sabah, i fillon drekën me plënds dhe e mbyll darkën me groshë. Pastaj tapë, fshin buzën me peshqir dhe thotë: Ne jemi europian, nuk i duam turqit. Këta jeni ju. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen. Dhe nuk keni faj.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Berisha, duke deklaruar se është më mirë të kthesh një gotë sesa të marrë viza.

Berisha: "U përpoqe të ofendosh Dash Shehun këtu në një kohë që ai edhe kthen ndonjë gotë. Por një mijë herë më mirë gota sesa vizat e kokainës, një mijë herë më mirë gota sesa të dorëzosh vllaun babës së Xibrakës për mbushur me miliona pasuritë tua, milionat e kokainës sesa ta shtrosh atë në transportues kryesor të drogës së bandës.

Fole këtu por nuk u the shqiptarëve se cilën vrimë mua zgjodhe ti me datën 27? Juve oficierëve këtu ju kërkoi mbrojtje. Pyete njëherë se cilën vrimë miu zgjodhi ky me datën 27 janar se është kollaj të kërkojë mbrojtjen tuaj. Po pse nuk pati besim tek ju por shkoi e u fut në vrimën miut?

A mund të ma thoni të dashur oficerë që jeni këtu? Cilën vrimë miu? Lidhur me marrëveshjen, ti mendon që ... Ne si shqiptarë kemi problemet tona, por për një gjë nuk na akuzon dot kush kurrë, askush nuk mund të na akuzojë për intelektin. Nuk është se nuk kemi fatkeqësira psikologjike por intelektin e kemi ne.

Nuk ka shqiptar që e beson se Greqia për hirin tonë shkelmoi interesat e veta kombëtare. Cili është ai? Të nxorrën pa qeth me akt marrëveshjen. Asnjë pëllmbë det nuk do të marrë kush në këtë territor. Cila është marrëveshja apo ligji i luftës. U thotë shqiptarëve ose këtë marrëveshje ose do kemi luftë. Tani gjej një vrimë tjetër miu."

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-dash-shehun-ha-pilaf-dhe-pi-raki-me-sabah-berisha-me-mire-nje-gote-se-viza

Share This Video


Download

  
Report form