Bankat per ndalimin e perdorimit te monedhes europiane

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Nismat për ndalimin e përdorimit të euros, të cilat do të hyjnë në fuqi në muajin Qershor, do të japin më pak interes për depozitat në valutë, ndërsa do të rritet kostoja e kredisë në monedhë të huaj. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, thotë se masat e marra nga Banka Qendrore nuk do të heqin nga qarkullimi monedhën euro, por synojnë të mbrojnë individët rreziku i kursit të këmbimit.

Por çfarë do të bëjnë bankat me depozitat në euro, në kohën që do të shtrëngohen kushtet për dhënien e kredive në këtë monedhë. Shoqata e Bankave thotë se kjo çështje është duke u diskutuar dhe se në planin afatgjatë duhet të marrë një zgjidhje.

Njëkohësisht me Bankën e Shqipërisë edhe Ministria e Financave do të miratojë një plan masash me qëllim reduktimin e përdorimit të euros. Po ashtu edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të ndërhyjë për të ulur investimet në valutë në institucionet financiare dhe tregun e sigurimeve. Aktualisht 35% e primeve të sigurimit janë në monedhën euro.

Share This Video


Download

  
Report form