Ora News - De-Euroizimi, ekspertët: Marrja e kësaj mase do të ketë natyrë rregullative

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përdorimi i euros në ekonominë shqiptare është 10% më i lartë se niveli i lejueshëm për përdorimin e dy monedhave në një ekonomi. Për ekspertët, marrja e masave të tilla është një fenomen që është bërë dhe në vendet e rajonit dhe është pozitive për forcimin e monedhës vendase.

Ardian Civici: Shqipëria është të paktën mbi 10% mbi nivelin maksimal të pranueshëm ose të lejueshëm për të pasur dy monedha. Dhe në këtë sens, po t'i dhënë hapësirë më të madhe politikës monetare për të krijuar më shumë mundësi për lekun, jo vetëm se është monedha jonë, por monedha me të cilën bëjmë politikat monetare, ndikojmë për investimet në ekonomi.

Elvin Meka njohës i sistemit bankar në vend deklaron se masa është marrë në momentin e duhur por që kërkon kohë për të dhënë efekte

Elvin Meka: Duhet t'i jepet kohë për zbatim. Ajo që ka vlerë dhe rëndësi në këtë rast është se këto masa të ftillojnë.

Por a do të ketë kosto për bankat një masë e tillë?Ekspertët argumentojnë se Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë masa rregullative dhe më tepër ndërgjegjësuese që në thelb nuk do të kenë një kosto financiare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/de-euroizimi-ekspertet-marrja-e-kesaj-mase-do-te-kete-natyre-rregullative

Share This Video


Download

  
Report form