Kanë shkuar për të inspektuar bashkërisht situatën në terren, por kanë përfunduar me përplasje dhe akuza direkte.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është shfaqur e indinjuar me prefektin e qarkut Shkodër Çesk Millja, ndërsa në qendër të debatit ka qenë mungesa e informacionit për shkarkimet nga hidrocentralet, të cilat sipas kryebashkiakes janë më të larta sesa deklarohen.
?Rrritja e niveli të lumit Buna a është për shkak të shkarkimeve apo jo? Dua një përgjigje të ndershme? ? iu drejtua Ademi prefektit.
?E vërteta është se ka rënë shi në Shkodër dhe në të gjithë veriun? ? tha prefekti Millja, por Ademi ia preu se kjo ishte përgjigja më e pandershme dhe më e turpshme që mund të jepte një përfaqësues i shtetit.