Bashkia e Elbasanit bllokon 5 autobusë,shoferët: I kemi paguar të gjitha detyrimet

Report TV 2018-05-11

Views 0

5 autobusë të fshatrave të njësive administrative Labinot Fushë dhe Labinot Mal janë bllokuar sot dhe nuk janë lejuar të futen në qytet. Policia bashkiake ka vendosur edhe bllokazhe në rrotat e tyre pasi sipas këtij institucioni nga drejtuesit e autobusëve nuk po zbatohet një vendim të Këshillit Bashkiak për ndryshimin e terminalit.
Shoferët shprehen se janë njoftuar dy ditë më parë që të mos vijnë më në këtë vend sepse nuk do të ketë më terminal autobusësh. Terminali është caktuar në një vend tjetër, që sipas tyre është larg dhe nuk i hyn në punë banorëve të zonës.

Shoferët ankohen se kanë paguar të gjitha detyrimet dhe taksat dhe se kërkojnë një zgjidhje pasi terminali i caktuar nga Këshilli Bashkiak është shumë larg.

Share This Video


Download

  
Report form