Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike deklaron se procesi i djeshëm në Kuvend, i përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dh KLP-së ishte nul sepse mungonte kuorumi.
Deputeti Oerd Bylykbashi ndodhet para gazetarëve " Dje në sallë ishin 74 deputetë duhet të ishin 94 deputetë. Procesi i votimit është nul . Opozita nuk mund të merrte pjesë në një farsë antikushtetuese prandaj dhe nuk mund të bëhej pjesë e atij procesi. Lista e djeshme është nul procesi i djeshëm është nul dhe nuk ka asnjë emërim automatik.
Nëse do të konstituohesh KLGJ apo KLP me këta kandidatë do të rrënonin legjitimitetin kushtetues të këtyre organeve dhe për rrjellojë do të bëhen nul dhe vendimet e marra nga këto organe. Procesi i djeshëm ishte nul nuk ka anëtarë të KLGJ e KLP nga parlamenti"
Bylykbashi thotës e kandidatët i duhen Ramës
"Këta kandidatë janë lënë të filtrohen në mënyrë prioritare për të ardhur tek kjo listë. Kandidatë të tjerë të cilët nuk kishin prirjen që i duhesh Edi ramës kryemin istër për të nëjjtat kushte janë skualifikuar nga filtrat parlamentar apo sekretari i përgjithshëm.
Kandidatë që u ka thënë ONM-ja jo por që i riduheshin Edi Ramës kanë kaluar dhe shorti i përzgjodhi. Me procesin që Edi Rama përmbylli dje edhe ONM u hodh në koshin e plehrave. ONM sot ka një vlerë shuëm të zvogëluar në raport me atë që kemi caktuar në kushtetutë dhe pasojë do të ketë dhe në procesin e vettingut"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-zgjedhja-e-anetareve-klgj-e-klp-dje-eshte-nul