Ora News - Apeli për gjak, motër e vëlla nga Fieri vuajnë nga talasemia

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Xhuljana Trokën një jetë normale do të thotë transfusion gjaku çdo 21 dite. Prej 23 vitesh, e reja nga Frakulli i Fierit bashkëjeton me sëmundjen e talasemisë me të cilën është diagnostikuar që tre muajsh.
Xhuljana Troka: Ka qenë e vështirë të përballesh me këtë gjë, por ia del.

Ajo nuk i frikësohet sëmundjes dhe ka vendosur ta përballojë me buzëqeshje, por vetëm kjo nuk i mjafton. Së bashku më vëllain 21 vjeç i cili po ashtu vuan nga talasemia u duhet të përballen me mungesën e gjakut që në spitalin e Lushnjes nuk munden ta marrin asnjëherë në kohën e duhur.
Xhuljana Troka: Në duhet të marrin çdo 21 ditë tranfuzion gjaku, por që ndodh që dhe marrim një herë në muaj, një herë në muaj e gjysmë.

Prej pak muajsh 23 vjeçarja është zhvendosur në Tiranë me shpresën se afërsia me spitalin do ia lehtësonte barrën e sëmundjes por thotë se dyertë i janë mbyllur.
Xhuljana Troka: Mjekët këtu nuk kanë pranuar të më bëjnë as shërbimin dhe as të më lidhin që unë të bëj një transfuzion të rregullt këtu. Problematika ka qenë sepse thonë se nuk kemi një spital spcifik për talasemikët, por jemi pediatri.

Por kurrë nuk jemi tërësish fatkeq! Enea dhe Albina 19 vjec, u njohën me rastin përmes rrjeteve sociale dhe fushatës së Kryqit të Kuq. Ata nuk ngurruan të japin nga gjaku i tyre për t`i dhënë një shans jetës së Xhuljanës dhe vëllait të saj Klajdit.

"U mendova, është diçka që mund ta bëjmë të gjithë nuk na kushton asgjë dhe është dicka që ndihmon të tjerët që kanë nevojë për gjak"

"Kur u njoha me rastin e të rinjve që kishin nevojë për gjak, thashë pse jo është një mundësi për ata dhe unë nuk humb asgjë"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-gjak-moter-e-vella-nga-fieri-vuajne-nga-talasemia

Share This Video


Download

  
Report form