Greqia pranon të ndryshojë marrëveshjen e kufirit detar me Shqipërinë të vitit 2009. Mediat greke shkruajnë këtë të shtunë se palët janë shumë pranë arritjes së një akordi dhe Athina ka pranuar të heqë dorë nga disa pretendime të marrëveshjes së parë.
Energypress.gr citon burime të saj të besueshme sipas të cilave pala greke pranon se deri më sot krijimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike ka qenë ndërtuar pjesërisht gabim nga ana metodologjike, një pikëpamje e mbështetur deri tani nga Shqipëria. Greqia ka pranuar gjithashtu se gjiret e brendshme duhet të konsiderohen si ?të mbyllura?, për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.
Sipas të njëjtave burime edhe pala shqiptare ka bërë lëshimet e saj duke mos ngritur kundërshtime për zgjatimin tokësor nëndetar të Othonit dhe Ereikusës. Mediat greke shkruajnë se marrëveshja do t?i hapë rrugë Greqisë për kërkim hidriokarburesh në zonat detare 1 dhe 2. Për shkak të mungesës së kufijve të qartë, zona detare 1 dhe 2 kanë qenë në të kaluarën burim kontradiktash me Shqipërinë e cila nga ana e saj ka nxitur kërkime në zonën detare 5.
Mediat e vendit fqinj që u referohen burimeve diplomatike shkruajnë se marrëveshja do që do të nënshkruhet së shpejti do të marrë parasysh parimin e baraslargësisë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare .