Report TV - Vakanca në Gj.Kushtetuese, Presidenti dhe Kuvendi nisin zhbllokimin

Report TV 2018-05-11

Views 0

Vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi kanë bërë që Gjykata Kushtetuese të ndodhet në një vështirësi të pazakonte duke pasur vetëm 6 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë normalisht. Për këtë çështje, janë angazhuar tashmë dy institucione. Zyrtarisht Presidenti i Republikës ka shpallur dy vakanca. Një vakancë për një mandat të pjesshëm të lënë në mes nga Besnik Imeraj, i cili kishte konsumuar vetëm 4 vjet nga mandati i tij. Pasuesi i Imerajt do të qëndrojë në detyrë vetëm 5 vitet e ngelura të mandatit.

Presidenti ka shpallur edhe një vakancë të dytë, kjo për një mandat të plotë 9 vjeçar që do të zëvendësojë mandatin e përfunduar të Sokol Berberit.
Burime brenda Kuvendit të Shqipërisë bëjnë me dije për Report TV se ditën e hënë, edhe ky institucion do të shpallë vakancën e fundit për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi të mblidhen kandidatët, dosjet e tyre do t?i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Është pikërisht KED ajo që vlerëson përmbushjen e kritereve nga kandidatët dhe i rendit ata nga më cilësori tek më i dobëti. Nëse Kuvendi nuk do të arrijë që brenda 30 ditëve të zgjedhë anëtarin e gjykatës me 84 vota, atëherë i rendituri i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjidhet automatikisht.

Share This Video


Download

  
Report form