Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje intensive dëbore, duke krijuar vështirësi në disa zona. Në Trebisht dhe Ostren të Bulqizës, trashësia e dëborë arrin në 25 cm, ndërsa reshjet vazhdojnë ende.
Disa fshatra janë bllokuar në njësinë administrative të Lurës, Kalanë e Dodës dhe në Selishtë në rrethin e Dibrës.
Në disa fshatra në këtë zonë, trashësia e dëborës është 35 cm, ndërsa reshjet intensive vijojnë ende.
Edhe në Qarkun e Korçës ka reshje dëbore, ku trashësia në disa zona arrin në 40 cm, ndërsa rruga drejt fshatit turistik të Dardhës kalohet vetëm me zinxhirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reshje-intensive-debore-ne-verilindje-e-juglindje-ne-disa-zona-arrin-ne-40-cm