Shqiperia perballe kushteve te BE

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dërguar në Kuvend raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në raport theksohet se Shqipëria në tërësi ka përmbushur kushtet, pasi ka vijuar procesin e përafrimit të legjislacionit tonë me BE, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella të ndërmarra.

Sipas ministrisë së Integrimit sa i përket kriterit politik

?Shumica qeverisëse është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog politik konstruktiv. Shprehje e qartë e këtij përkushtimi ishte marrëveshja e 18 majit 2017, e cila i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike.?

Në raport nënvizohet se ?Shqipëria ka fuqizuar angazhimin e saj proaktiv në bashkëpunimin rajonal dhe në marrëdhëniet e mira të fqinjësisë, të cilët janë elementë themelorë të procesit të Stabilizim-Asociimit.?

Sa i përket reformës në drejtësi qeveria thekson se Ka filluar zbatimi i elementit kyç të kësaj reforme rivlerësimi i rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Lufta kundër krimit të organizuar vlerësohet pozivitivisht me goditjen që I është dhënë kultivimit dhe trafikimit të drogës si dhe rritjes me 25.3% të numrit të rasteve të dërguara në Prokurori nga Policia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Share This Video


Download

  
Report form