Ora News - Gjakovarja përplas për vdekje këmbësorin tek Harku i Bërdices

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 40 vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi mbremjen e së dieles në vendin e quajtur "Harku i Berdices" në segmentin rrugor Shkoder - Kryebushat.

Mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR që drejtohej nga 47 vjeçarja Luljeta Marku nga Gjakova, përplasi për vdekje këmbesorin Gezim Selimi nga Komani. Goditja ka qënë fatale për këtë shtetas duke e lënë të vdekur në vend, pa patur mundesi ti jepej ndihma e parë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe sebashku me grupin hetimor nisën punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. Të dhënat e para te grupit hetimor janë që shtetesja në fjalë nuk e ka parë kembësorin i cili po kalonte në anë rrugës dhe për pasojë pasi e ka goditur e ka marre për disa metra zvarrë.

Erresira në këtë zonë për shkak edhe të punimeve që po kryhen mendohet të ketë qënë ndikuese. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Shkodres per ekzaminime, ndërsa për policinë mbetet ende e paqartë se si këmbësori nuk ka arritur ta pikasë në kohë mjetin dhe ti shmanget, për shkak edhe se vendi i ngjarjes është në një kryqezim me fluks levizjesh automjetesh që hyjnë e dalin nga Shkodra.

Drejtuesja e mjetit, shtetasja Luljeta Marku 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Ky është aksidenti i dytë me viktima për këtë vit në Shkoder.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/gjakovarja-perplas-vdekje-kembesorin-tek-harku-i-berdices

Share This Video


Download

  
Report form