http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i vdekur e një i plagosur, është ky bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në orët e vona të së dielës.
Në Shkodër, Gezim Selimi 47 vjeç, nga Komani, humbi jetën pasi u godit nga një makinë që drejtohej nga kosovarja, Luljeta Marku.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30, në vendin e quajtur ?Harku i Berdicës?. Policia bëri të ditur se këmbësori gjeti menjëherë vdekjen pasi përplasja ishte shumë ë fortë. Dyshohet se shkak i aksidentit u bë mungesa e ndriçimit në këtë kryqëzim.
Edhe në Korçë shoferi i kësaj makine ka humbur kontrollin duke rënë nga ura, e për pasojë ka mbetur i plagosur
Sipas policisë 40 vjeçari Roland Beqo drejtonte mjetin tip ?Nissan?, kur përfundoi në kanalin e fshatit Polenë.
Drejtuesi i mjetit i cili ishte vetëm në momentin e aksidentit, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.