Pedagogët: Kaos në universitete - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
As marrja e pagës se janarit e as ndjesa e ministres se arsimit Lindita Nikolla nuk i ka qetësuar pedagoget e Universitetit te Tiranës.

Problemi thonë ata, është me i madh se kaq.

Stafet akademike te universitetit te Tiranës pretendojnë se ky institucion si kurrë me pare është i bllokuar per shkak te ligjit te arsimit te larte. Bordi i administrimit te universitetit ka dështuar, theksojnë pedagoge te universitetit, ndaj sot fakultetet e Tiranës janë pa financime.



Pedagoge, drejtues departamentesh e fakultetesh kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme te kryeministrit Rama. Permes nje deklarate te hartuar prej tyre, stafet akademike kërkojnë ndryshimin e ligjit te arsimit te larte, shkarkimin e menjëhershëm te anëtareve te bordit dhe negociata me kryeministrin.

Nese nuk plotësohen kërkesat, stafet akademike paralajmërojnë lëvizje radikale, greve ne universitete.



Por Ministria e Arsimit ne njoftimin e saj zyrtar nuk le te hapur mundësinë per bisedime dhe dialog, ndërsa njofton se pagat e pedagogeve janë ne llogarinë e tyre ketë te hëne.



Ligji i ri i arsimit te larte vijon te kontestohet nga stafet akademike. Krijimi i bordeve te administrimit te financave, ne përbërje me shumice nga pushteti qendror sipas pedagogeve cenon autonominë financiare te këtyre institucioneve.

Share This Video


Download

  
Report form