Kretë, mësimi i gjuhës shqipe nën kërcënim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 40 fëmijë shqiptarë u ulën pasditen e së dielës në bankat e Gjimnazit të Parë në qytetin e Haniasë në Kretë, për të ndjekur mësimet në gjuhën shqipe.



Por nuk ishte e lehtë të mbërrihej deri këtu.



Disa persona në përpjekje për të sabotuar mësimin e gjuhës shqipe dëmtuan ambientet e shkollës duke shpërndarë vaj makinash në të gjitha klasat dhe duke mbyllur dyert.



Pas kësaj, përfaqësuesit e shkollës dhe bashkisë u mobilizuan për pastrimin e ambienteve në mënyrë që mësimi të zhvillohej normalisht.



Fatmirësisht, gjithçka u bë gati në kohën e duhur dhe për dy orë, nxënësit ndoqën orët e mësimit të gjuhës shqipe.



Ndërkohë, në oborrin e shkollës ishin mbledhur mësues, pjesëmarrës nga institucionet si dhe qytetarë. Të gjithë ishin aty për të shprehur mbështetjen ndaj fëmijëve shqiptarë dhe të drejtës së tyre për të ditur gjuhën amtare.



Të pranishëm ishin dhe forcat e policisë, për të shmangur episodet e papritura.



Drejtues të Shkollës u shprehën se nisma për kurset e gjuhës shqipe ishte një vendim unanim i Këshillit Bashkiak, i miratuar dhe nga bordi i komitetit të shkollës.



Ndërkohë, si për të dhënë një mesazh kundër ksenofobisë, në oborrin e shkollës të pranishmit krijuan një atmosferë festive.



Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar Afrim Avgjeri falenderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen. Ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit të Haniasë tha se është e pakonceptueshme që shoqëria greke të mos mbështesë bashkëqytetarët e saj në të drejtat themelore.

Share This Video


Download

  
Report form