Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është tërhequr nga zhvendosja e Teatrit Kombëtar te ?Turbina?. Në një prononcim për Report Tv, Kumbaro është shprehur se Teatri Kombëtar nuk lëviz deri në momentin që të ketë projekt të ri, ndërsa do t'i shtohen dy salla te 'Turbina'.
?Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë aty ku është sot në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka një autorizim të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperushëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën? deklaroi ministrja. Dje artistët u futën me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, pasi dera ishte e mbyllur me çelës sipas tyre.
Por me deklarimin e sotëm të ministres, duket se aktorët një betejë e kanë fituar duke bllokuar zhvendosjen te ?Turbina?. Edhe drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli pohoi se nuk do të ketë zhvendosje të teatrit Kombëtar te ?Turbina?, ndërsa lajmet dhe deklaratat e artistëve i ka cilësuar spekulime.