Mbrëmjen e së martës reshjet e dëborës u intensifikuan në veri dhe juglindje të vendit.
Në Rrugën e Kombit reshjet e dëborës shkaktuan vështirësi në qarkullim.
Aksi kombëtar po mbahet në kontroll nga 8 borëpastruese dhe makina që hedhin skorje, por orët e natës parashikohen të jenë të vështira.
Gjatë ditës një kamion doli nga rruga, por nuk pati pasoja në njerëz.
Mjaft akse rurale në veri janë të bllokuara si në Shkodër-Breg Lumi, ku trashësia e borës arrin në 30 cm. Qafa e Malit në Pukë kalohet vetëm me zinxhirë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Dibër ku ka mbi gjysmë metri borë.
Problematike është situata edhe në juglindje, pasi në aksin Prrenjas ? Qafë Thanë mjaft automjete u bllokuan. Makinat nuk ishin pajisur me zinxhirë dhe për këtë shkak radha e kaloi një kilometër në afërsi të Qafë Thanës.
Qarku i Korçës raporton se reshjet kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë mbrëmjes ndaj lëvizja drejt fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës bëhet vetëm me zinxhirë.
Moti i keq, por me reshje shiu dhe erë të fortë ka krijuar probleme në të gjithë Jugun.
Ashtu siç shihet edhe në këto pamje, shumë rrugë të Vlorës u mbuluan nga uji duke vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.
Ndërsa në Gjirokastër një banesë e një pallati 8-katësh në lagjen ?Kodër Shtuf? është përmbytur. Shkak janë bërë ujërat e shumta që rrjedhin nga shpati i kodrës.
Ndërsa në Porto Palermo forcat detare tërhoqën një anije peshkimi 100 tonëshe që kishte kërkuar ndihmë. Sipas meteorologëve reshjet e shiut do të vazhdojnë, ndërsa përmirësim do të ketë vetëm në disa zona.
Reshjet e shiut kanë rikthyer frikën e përmbytjeve në Fier dhe Vlorë ku prurjet e Vjosës po mbahen nën vëzhgim. Shtabi i Emergjencave u ka bërë thirrje banorëve pranë lumit të përgatiten për evakuim.
Tv Klan