Ora News - Fier, 21-vjeçarja vdes pasi mori serum në spital, familjarët akuzojnë mjekët

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vajzë 21-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas familjarëve shkak është bërë neglizhenca e mjekëve.

Policia thotë se Xhuljeta Gjeka banuese në fshatin Mujalli ka vdekur për shkaqe natyrale. Në lidhje me ngjarjen Prokuroria e Fierit ka tërhequr nga reparti i urgjences kartelën ku është shënuar diagnostikini dhe trajtimi mjekësor i 21 vjecares.

Familjarët thonë se "vajza ka shkuar në spital me temperaturë shumë të ulët dhe pasi ka bërë një serum është larguar për në shtëpi"

Mjekët i kishin thënë familjarëve të 21-vjeçares se shkak i gjendjes shëndetësore të vajzës kanë qenë virozat e stinës.

Pavarësisht kësaj familjarë të Xhuljeta Gjekës kanë thënë se gjendja e saj nuk po përmirësohej.

Ndërsa Nevila Shuke drejtoresha ë spitalit rajonal Fier duke shprehur ngushëllime për rastin, ka thënë se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar vdekjen e vaajzës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/fier-21-vjecarja-vdes-pasi-mori-serum-ne-spital-familjaret-akuzojne-mjeket

Share This Video


Download

  
Report form