http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata që do t?iu duhet të udhëtojnë nga Qafë ? Thana, duhet të bëjnë kujdes. Ndonëse rruga është e hapur, dëbora dhe ngrica mund të sjellin probleme në qarkullim.
Gjatë natës situata në Qafë thanë ishte e rënduar. Trashësia e borës arriti deri në 30 cm. Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për disa orë për të mbajtur nën kontroll Qafë Thanën, nga Lini deri në Përrenjas aty ku intensiteti i reshjeve të borës ka qenë i madh.
Policia rrugore ne bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe prefekturën nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe mjetet e pa pajisura me zinxhirë.
Edhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit rrugor Afrim Qendro ishte në Qafë Thanë për të ndjekur situatën. Ai tha se të gjitha akset nacionale të vendit janë të kalueshme.
Qendro iu ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë.
Situata paraqitet më e rënduar në zonat e thella malore, ku për shkak të trashësisë së borës janë izoluar mijëra banorë. Prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari, tha se në disa fshatra ka pasur mungesë të energjisë elektrike.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë ka patur probleme edhe në zonat e thella në verilindje.