Berisha-Ramës:Ja njerëzit e tu që i dërgove për të vjedhur ARMON

Report TV 2018-05-11

Views 3

Ditën e sotme në parlament, pas një debati të zjarrtë, ish-kryeministri Berisha ka folur me emra se kush e ka vjedhur ARMON.

Sali Berisha u shpreh se Rama dërgoi në ARMON e Fierit dhe në ARMON e Ballshit, Ëngjëll Agaçin dhe Besnik Sulon të cilët kanë vjedhur e mbushur çantat në emër të Ramës.

?Ajo që bën ky me armon dhe me besnikun e tij, a e dini ju o qytetarë se 5 ditë pasi ka dorëzuar qeverinë Sali Berisha tek armo është vendosur një firmë dhe ajo është besnik sula, dhe kush u dërgua te armo, Don Agaçe, që askush nuk guxon me ja përmend emrin Ëngjëll Agaçi, u dërgua i plotfuqishmi i Ramës, dhe pasi mbushi valixhet mirë e mirë u kthye, si sekretar i përgjithshëm, pothuajse kryeministër, pasi ky vetëm, si kryeministër nuk bën, s?merr vesh nga ekonomia, nga ligjet, por vetëm për të vjedhur. U krijua edhe një firmë tjetër IRTC-ja. Kush ishte menaxheri I saj? Ishte binjaku I besnik Sulos. Të dy morën armon, njëri mori Armon e Ballshit, tjetri mori Armon e Fierit?, u shpreh Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS