Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përplasja mes pjesës akademike dhe asaj administrative në Universitetin e Tiranës është thelluar edhe më tej. Sot në mesditë 4 dekanë, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule kërkuan shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni duke e akuzuar se ka vepruar në paligjshmëri, në dëm të interesave të Universitetit të Tiranës.
Kule thotë se ligji i arsimit të lartë i ka përcaktuar qartë kompetencat dhe se Universiteti nuk ka nevojë për mbrojtje nga politika.
Dhori Kule: Rektori Koni është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme funksione administrative. Një situatë shqetësuese firmos kontrata tenderash, gjë që ja kemi bërë prezent që nuk janë tuajat. Këtë prezencë e ka verifikuar edhe organet përkatëse. Ministria e Financave nuk ka aktet dhe kontratat që ai ka fimosur sepse janë të paligjshme me firmën e tij. Pra është futur në kompetenca të të tjerëve. Këtë situatë nuk e kemi bërë publike sepse kemi parë interesat e universitetit. Eshte krijuar një ngërç institucional i cili zgjidhet jo duke i kërkuar ndihmë debateve politike. I jemi drejtuar ministres se Arsimit të nisë procedurat e shkarkimit.
Ish-rektori Kule tha që çështjet e brendshme të universitetit nuk mund ti zgjidhë kryeministri.
Dhori Kule: Asnjëherë nuk kemi kërkuar ndihmë politikës, kryeministrit që të na zgjidhë hallet tona. Cënimi më i rëndë i autonomisë është që kur nga strukturat e brendshme kërkohet që kryeministri të zgjidhë problemet tona. Keni parë një qëndrim të një grupi pedagogësh që i thonë kryeministrit merr masa. Ç'punë ka qeveria?! Në momentin që kërkon zgjidhjen e problemeve të brendshme ti zgjidhë nga jashtë e ke lëshuar autonominë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kur isha unë rektor ti kërkoja ndihmë qeverisë, por problemet tona i kemi zgjidhur nga pikëpamja institucionale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhori-kule-rektori-koni-firmos-kontrata-tenderash