Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrat e jashtëm të vendeve te BE-SE, kane zhvilluar takimin e radhës në Sofje të Bullgarisë, ku perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, ishte tema me e nxehtë në listën e diskutimeve. Përfaqësuesit e diplomacive evropiane, e panë 2025, si nje objektiv jo-realist, duke u kujdesur te saktësojnë, se ka shume pune per te bere, rreth korrupsionit, bandave kriminale, kultivimit te drogës e emigracionit, para se vendet ballkanike, të marrin dritën jeshile për integrim ne familjen evropiane.
U mendua se gjate takimit te se enjtes ne Sofje, krerët e diplomacisë se vendeve te Bashkimit Evropian do te rikonfirmonin perspektiven evropiane te Ballkanit perëndimor, por takimi provoi se ne radhët e tyre ka skepticizëm..
Strategjia evropiane e zgjerimit u diskutua për herë te pare konkretisht nga Komisioni evropian i cili ripërcaktoi 2025-n si vit objektiv, për integrimin e Serbisë dhe Malit te Zi për t'u bashkuar me Bllokun.
Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijarto, shprehu bindjen se te dyja shtetet ballkanike duhet ti bashkohen familjes evropiane ne 2022-ten, duke u kujdesur te saktësojë se integrimi në BE, do te lehtësonte tensionet ne prag përshkallëzimeve, mes fqinjëve ballkanik.
Një pikë që u përmend në diskutimet ku nuk munguan tonet e nxehta, ishte [pa diskutim, referenca e mosmarrëveshjeve Kosovë -Serbi, ndonëse kjo e fundit refuzon njohjen e pavarësisë se Kosovës, ish-krahine jugosllave, me autonomi tashme te njohur nga pjesa e konsiderueshme e shteteve anëtare.
Por për ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, 2025 nuk është një objektv realist, duke rikujtuar se do te duhet një interval me i gjatë kohor, qe vendet e Ballkanit perëndimor, te zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, qe nënkupton një kriter shume i rëndësishëm për t'u përmbushur, para se te kalohet pragu i hyrjes ne BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/diplomatet-e-be-mblidhen-ne-bullgari-vendet-e-ballkanit