Ora News - Qëlluan me armë në ajër duke terrorizuar banorët, 3 të rinj në pranga

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi kanë krijuar panik te qytetarët e Lezhëz pasi qëlluan me armë zjarri në ajër.

Policia sqaron se "ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku tre shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri duke krijuar panik tek qytetarët".

Menjëherë forcat e policisë arrestuan:

1-Markelian Pepa, 21 vjeç, banues në Reps, Miditë.

2-E. M., 15 vjeç, banues në Lezhë.

3-P. D., 15 vjeç, banues në Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi armën e zjarrit me të cilën qëlluan në ajër tre shtetasit e arrestuar, një sasi e konsiderueshme fishekësh, 8 granata dore, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 35 gëzhoja.

Në vijim të veprimeve të kryera , shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e armës (pushkë model 56), me të cilën kishin qëlluar shtetasit e sipërpërmendur, të cilën e kishin fshehur në shkurre përreth zonës ku kishin qëlluar.

Së bashku me armën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse.

Po gjatë kontrollit grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa.

"Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë dhe autorë të ngjarjes së datës 19.12.2017, ku rreth orës 19.00, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit Xh.M, në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës", tha policia.

Materialet proceduriale në ngarkim të tre shtetasve, do t'i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, ?Prishja e qetësisë publike?, parashikuar nga nenet 278/4, 5 dhe 274 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? për shtetasin Markelian Pepa, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qelluan-me-arme-ne-ajer-duke-terrorizuar-banoret-3-te-rinj-ne-pranga

Share This Video


Download

  
Report form