Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri që ndodhi mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Njëri nga të plagosurit, Gjon Pelivani, 27 vjeç, mësohet se ka precedentë penalë pasi është përplasur me grupin e Emiljano Shullazit. Në vitin 2015 ai i shpëtoi një atentati nga Gilmando Dani. Policia dyshon se shkak i plagosjes së ndodhur të premten ka qenë hapja e një lokali në zonën ku ndodhi përplasja.
Një konflikt i momentit u bë shkak për një sherr masiv mes disa të rinjve, ndërsa ngjarja përfundoi me plagosjen e 2 personave.
Gjon Pelivani, 27 vjeç, i cili në të kaluarën njihej edhe me emrin Valment Pelivani është i plagosuri i parë.
Sipas policisë ai ka një të kaluar të pasur kriminale dhe emri i tij lidhet me disa ngjarje të rënda, si atentate, kërcënime apo vjedhje.
Ngjarja më kulminante është ajo e vitit 2015, kur Pelivanit iu bë një atentat nga Gilmando Dani, miku i Emiljano Shullazit.
Emri i Valment Pelivanit është përmendur edhe nga drejtues të lartë të politikës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-selite-dyshohet-nje-te-plagosur