Gjirokastër, askush nuk i ndihmon, banorët e pallatit heqin vetë baltën

Report TV 2018-05-11

Views 2

GJIROKASTER-Pas tre javësh pritje banorët e pallatit 8-katësh kanë filluar që të heqin vetë baltën që i ka bllokuar pas rrëshqitjeve në Kodrën e Shtufit. Duke parë që pas thirrjeve të tyre nuk kishte asnjë reagim nga pushteti lokal dhe qendror pasditen e sotme banorët kanë nisur punën duke larguar dheun me lopata.
21 familjet që banojnë në pallatin 8-kate u rikthyen pasi ekspertët deklaruan se objektiv nuk rrezikon shembjen, por ndërhyrja për të hequr baltën u shty për një tjetër moment, pasi sipas tyre nëse do të ndërhyhet në këtë moment rrezikohet që të ketë rrëshqitje të tjera.

Por banorët shprehen se balta dhe dheu ka arritur deri në katin e tretë të pallatit. Këtë vit në qytetin e Gjirokastrës ka pasur probleme në disa lagje përsa i përket rrëshqitjes së dherave duke rrezikuar dy pallate.

Share This Video


Download

  
Report form