Një person ka humbur jetën në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në afërsi të plazhit nga një aksident që ka ndodhur rreth orës 18:00, pasi u përplasën dy makina. Përplasja ka qenë fatale për njërin nga drejtuesit e mjeteve, ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.