Tre të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik ndodhur pasditen e kësaj të diele në Velipojë.
Pas babait dhe foshnjes së tij 8-muajshe që kanë humbur jetën më herët, tashmë është vajza 5-vjeçare e familjes Preka që ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dy pjesëtarë të tjerë të familjes ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas ABC News, në aksident ka humbur jetën Edmond Preka, foshnja dhe vajza e tij 5-vjeçare, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshortja Ervisa Preka dhe vajza 10-vjeçe.
Dy mjete janë përplasur me njeri-tjetrin për shkaqe të cilat ende nuk janë zbardhur nga policia. Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme për shkak edhe të shpejtësisë së madhe.
Sipas informacioneve të para në njërin nga mjetet kanë qenë duke udhëtuar 5 pjesëtarë të një familje, ndërsa në mjetin tjetër kanë qenë duke udhëtuar 2 persona, Sokol Muja dhe Ndrek Gjergji.
Të plagosur janë transportuar të gjithë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.