Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e Italisë për reformën në drejtësi, si baza për të pasur edhe një ekonomi të shëndetshme.
Duke folur në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali me pjesëmarrjen e 200 delegatëve dhe rreth 350 sipërmarrje italiane, Cutillo tha se një drejtësi e ndershme është elementi kyç për tërheqjen e investorëve dhe një klimë më të favorshme për të bërë biznes.
Alberto Cutillo: Prania sot e një numri kaq të madh përfaqësuesish, ndërmarrjesh, entesh, shoqatash italiane vërteton faktin se nuk është vetëm sistemi italian që ka besim tek Shqipëria por janë sipërmarrësit italianë. I njohim tashmë pikat e forta të kësaj marrëdhënie, në rradhë të parë afërsia jo vetëm gjeografikie, por historike, kulturore, njerëzore që mund të të përmblidhet me dy shifra: Një shqiptar në 7 jeton në Itali, 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë në Itali, përfaqësojnë komunitetin më të madh të huaj në Itali. Këtyre elementëve të njohur dua tu shtoj edhe tre elementë perspektive, reformat që qeveria juaj Kryeministër është duke çuar përpara.
Në rradhë të parë reforma në drejtësi, Italia e mbështet atë pa rezerva. Vetëm me një drejtësi të ndershme mund të jemi të efektshëm në luftën kundër korrupsionit. Këto reforma ndihmojnë përmirësimin e klimës së biznesit që ende është e karakterizuar nga fenomene informaliteti, të cilat janë pengesa të vërteta për futjen e sipërmarrësve në Shqipëri. Duke konsoliduar edhe praninë e atyre që tashmë kanë zgjedhur të jenë në Shqipëri. Një tjetër reformë kyçe për të tërhequr më shumë investues me një kuadër ligjor të qëndrueshëm dhe reformën e administratës publike.E gjitha kjo falë qeverisë suaj Kryeministër.
Ambasadori italian vlerësoi se Shqipëria ka të gjitha mundësitë të bëhet porta hyrëse në Ballkan.
Alberto Cutillo: E dyta është integrimi rajonal, Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor.Asgjë nuk e simbolizon më mirë këtë se projekti i TAP në të cilin Shqioëria do të futet në një netëork botëror për furnizimin me energji. Për ndërmarrjet italane, ky zhvillim rajonal hap mundësi të reja të paeksploruara investimi që mund të sjellin në Shqipëri veprimtari të delokalizuara nga vendet më të largëta duke krijuar një distrikt prodhues, një zonë industriale të vërtetë të Ballkanit.
Diplomati italian nga ana tjetër shprehu mbështetjen e Italisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE brenda këtij viti.
Alberto Cutillo: Shqiptarët duan të hyjnë në BE. Italia mendon se përpjekjet që Shqipëria ka bërë në këto vite meritojnë njohjen më konkrete, ose më mirë hapjen negociatave në këtë vit për anëtarësimin. Nëse do të ndodhë kjo, Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re, modernizimin e sistemit ekonomik për ta përshtatur atë me legjislacionin europian dhe ta vënë në kushte për të nxjerrë përfitime nga ky intyegrim. Jam i bindur se ndërmarrjet italiane janë partneri natyror për mbësh...