Report TV - Debate për mungesën e Kumbaros tek Komisioni i Medias, ikën mazhoranca

Report TV 2018-05-11

Views 0

Mirela Koumbaro kishte konfirmuar paraqitjen e saj të në interpelancë, pasi opozita e kishte ftuar atë në komision. Komisoni i Kulturës kishte në fokus diskutimin mbi çështjen e Teatrit. Temat kryesore lidheshin me kërkesat e aktorëve për të mos shembur teatrin, si edhe për transparencë në lidhje me projektligjin i cili përmes ndërrimit të Drejtorit të teatrit, u mohon artistëve lirinë e vendimmarrjes.
Në interpelancën e orës 11 do të diskutohej edhe për shkatërrimin e disa objekteve që përbëjnë monumente kulture. Mirëpo Kumbaro, "e urdhëruar nga Kryeministri" zgjodhi ta anullonte paraqitjen.DEBATI

Vokshi: Ju duhet të behëni palë me ne.

Fidel Ylli: E keni bërë komisionin qesharak!

Vokshi: Qesharak e ka bërë Edi rama. Refuzoni talljet qe ju bën Edi rama duke penguar Ministren.

Fidel Ylli: Duhet te respektoni kolegët kur flasim, mos mbani fjalim gjysmë ore. Ti po mban konferencë për shtyp!

Vokshi: Po si tallet kryeministri me juve? Si e pranoni? Refuzojeni! U mërzitet kur unë mora pak gjak për t?ju sqaruar, ja ku janë të gjitha shkresat, kemi komunikuar në mënyrë zyrtare, i thamë hajde të premten.

(Përfaqësues të Partisë Socialiste po largohen nga Komisioni)

Share This Video


Download

  
Report form