Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Astrit Veliaj rikthehet sërish në Kuvend si deputet. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot me votë unanime për ti dhënë atij mandatin e Eduard Halimit, i cili dha dorëheqjen me 9 shkurt 2018.
Në listën e PD për Beratin, pas Halimit i dyti në rradhë ishte Astrit Veliaj dhe i treti Lefter Maliqi i cili tashmë duket se ka kaluar me PS.
Por për shkak të përcaktimit të kuotave gjinore, mandati i lënë prej Halimit i kalonte Juvina Janit, e cila refuzoi. Dhe pas saj ishte Monika Qosja që kishte të drejtën, e cila poo ashtu refuzoi.
Të dy kandidatet ditën e deklaratës së Halimit u shprehën se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e parlamentit shqiptar duke paraqitur arsye personale.
Denar Biba: Do të vendosim që dorëheqjet në momentin e kandidimit nuk do të pranohen dhe emrat do të shkojnë nnë fletën e votimit sipas listës.
Klement Zguri: KQZ vendosi ti japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të rradhës në listën shumëemërore, Partisë Demokratike të Qarkut Berat, z.Astrit Veliaj. Kush është dakort? 7 vota pro, asnjë kundër, miratohet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kqz-vendos-sot-zevendesimin-e-mandatit-te-eduard-halimit