Shtyhet vendimi për “Tahirin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë vendimin për ngritjen e komisionit hetimor, i cili sipas PD do të duhet të vërtetojë pengimin që maxhoranca, i ka bërë hetimit për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.Për opozitën, vendimi tregon vullnetin e shumicës për ta shtyre sa me shumë hetimin.?Çështja po zvarritet në mënyrë që të mund të eliminohen provat, të hiqen dëshmitarët, si me rastin e ekstradimit në Itali apo lirimin e Orest Sotës. Objekti i hetimit është i gjerë, ka objekt për dy-tre komisione hetimore. Kërkuan kohë për të parë më mirë kërkesën tonë dhe për të ardhur me një gjykim përfundimtar.?Por kreu i grupit parlamentar socialist Balla, tha se opozita është e paqartë në qëndrimin e saj, pasi në kërkesën e paraqitur, kërkohet ngritja e tre komisioneve hetimore.?Gjithçka duan mund ta përfshijnë në planin e hetimit, por projektvendimi është detyrim për t?i qëndruar Gjykatës Kushtetuese. Le të fusin dhe mendojnë ç?të duan, por çdo deputet do të votojë në respekt të Kushtetutës. Komisioni i radhës i tyre, por edhe instrumente po përdoren nga opozita, Kuvendi ka hyrë në rrugën e normalitetit.?Rregullorja e Kuvendit përcakton se Kuvendi ka në dispozicion dy javë kohë për të votuar në seancë plenare ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.

Share This Video


Download

  
Report form