Edmond Haxhinasto pyetet per abuzimet me rrugën Tirane–Elbasan

RTV KLAN 2018-05-11

Views 3

Për më shumë se 1 orë, ish?Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto është pyetur nga Prokuroria për Krimet e Rënda në lidhje me hetimet e nisura për korrupsion me rrugën Tiranë?Elbasan.

Dëshmia e tij konsiderohet me vlerë për hetuesit, pasi abuzimet me fondet e rrugës, sipas tyre, kanë ndodhur në kohën që ai ka qenë në drejtim të Ministrisë së Transporteve

Në dalje nga organi i akuzës, Haxhinasto sqaroi se ishte pyetur për përgjegjësitë e tij politike, në lidhje me këtë projekt, i cili ende nuk ka përfunduar.

"Për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si drejtues politik, si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës gjatë një periudhë, e theksoj një periudhe, të zhvillimit të këtij projekti".

Por Haxhinasto nuk do të jetë i vetmi ish-zyrtar që do japë sqarime për këtë projekt. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se do të thirret edhe pasardhësi i Haxhinastos tek Transportet Sokol Dervishaj dhe drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Më urdhër të Prokurorisë deri tani janë arrestuar ish?Drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika dhe dy ish vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Sipas Prokurorisë, dëmi që ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit me abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan arrin në 37 milionë dollarë. Ndërsa sipas një auditi të Ministrisë së Infrastrukturës, dëmi është në 54 milionë dollarë.

Prokurorët thonë se kontrata e autostradës është amenduar 12 herë në kundështim me ligjin, për qëllime përfitimi.

Share This Video


Download

  
Report form