Pas policisë, Vettingut ti nënshtrohet dhe politika, jam gati që procesi të nisë nga unë!

Report TV 2018-05-11

Views 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se është pro Vetting-ut në politikë dhe se shumë shpejt ky proces do të nisë, menjëherë pas përfundimit në radhët e policisë. Xhafaj deklaroi se të parët që do të kalojnë në sitën e Vetting-ut janë ata që kanë pasur rol vendimmarrës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi.

Në Komisionin e Sigurisë, ku u miratua projektligji për Vetting-un në polici dhe që tashmë pritet të kalojë në parlament ditën e enjte, Xhafaj theksoi se pas Vetting-ut në polici, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, do të nisë Vetting-u në politikë, duke shtuar se procesi le të fillojë dhe nga vetë ministri i Brendshëm.
?Shumë shpejt do kemi Vetting në politikë, në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi. Vetting-u në politikë le të fillojë nga ministri i Brendshëm?, deklaroi ministri.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se do të kalojnë në sitën e Vetting-ut të gjithë punonjësit e policisë, SHÇBA dhe Garda e Republikës, duke shtuar se do të përjashtohen nga detyra të gjithë ata që nuk kalojnë testin.

Share This Video


Download

  
Report form