Demtohet autostrada Tirane-Durres

RTV KLAN 2018-05-11

Views 2

"Kjo është gjendja e autostradës Tiranë-Durrës prej disa muajsh. Nga Vora deri në afërsi të Durrësit asfalti është i dëmtuar dhe me gropa, duke e bërë kështu autostradën të rrezikshme dhe burim për aksidente..."

Rrugëtimi përgjatë autostradës nga Tirana në drejtim të Durrësit, bëhet gjithmonë e më i frikshëm.

Gropat e hapura në korsinë e djathtë, i detyrojnë drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në korsinë e parakalimit, duke bërë devijime të shpeshta dhe duke rënduar trafikun.

Në disa pjesë ka pasur ndërhyrje për mbylljen e tyre.

Një ditë më parë në rrjetet sociale u publikua dhe kjo video, ku një drejtues automjeti tregonte se disa makina kanë çarë gomat duke kaluar mbi këto gropa.

Në pjesën tjetër të autostradës, në drejtimin Durrës-Tiranë, ku rruga është më pak e dëmtuar...

Në përgjigje të interesimit të Televizonit Klan, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se dëmtimi autostradës ka ardhur si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve dhe mungesës së ripastrimit të saj tërësor në vite.

Për t?i dhënë zgjidhje kësaj situate, ARRSH thotë se ka nisur bisedimet me Bankën Botërore, e cila do të japë financimin për të bërë riparimin e të gjithë aksit.

Teksa financimi pritet të jepet pas disa muajsh, drejtuesve të mjeteve që frekuentojnë nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të jenë të kujdeshëm, pasi lëvizja në autostradë do të mbetet e rrezikshme edhe për disa kohë.

Share This Video


Download

  
Report form