Xing me Ermalin - Elvana Gjata - Emisioni 23 - Sezoni 2! (17 shkurt 2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 6

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Ermal Mamaqi ne KLANHD & TVKLAN

Prej kohësh tashmë këngëtarja Elvana Gjata po synon tregun ndërkombëtar në muzikë dhe po bashkëpunon me emra të njohur në mbarë botën.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga tregoi fillimet në muzikë dhe intervistat e saj ku fliste për gjendjen ekonomike në ato vite.

Gjatë emisionit këngëtarja po ashtu tha se për shkak të një interviste mamaja e saj Donika ishte mërzitur me të.

?Para shumë vitesh unë kam dhënë një intervistë ku flisja për fëmijërinë time të vështirë dhe gjendjen ekonomike që ishte si e të gjithë shqiptarëve. Çdo fundjavë në shtëpi gatuhej pulë me patate dhe në shtëpi na vinin njerëz, kushërinjtë, tezet dhe hallat. Unë nga qejfi vija nga kuzhina, bëja sikur bëja ndonjë punë dhe shihja pulën në tavolinë dhe më shkonte goja lëng. Dhe miqtë më shihnin që vija vërdallë dhe më thonin: O Elvana po hajde ha pulë. Në atë moment mami kthehej nga unë, më shikonte dhe thoshte: Ua Elvana ka ngrënë, ka gjithë ditën që ha, boll ka ngrënë.

Këtë gjë unë e tregova tek intervista dhe kur kthehem në shtëpi shikoj mamin që ishte mërzitur dhe e pyes: Mami çfarë ke?

Dhe ajo më thotë: Lexova intervistën tënde, na nxore fukarenj fare mi gocë, pse ke qenë e varfër ti, kos në frigorifer ke pas, gjalpë ke pas, çfarë do më shumë??, tregoi Elvana.

Ndërkohë mamaja e Elvanës, Donika tregoi se tashmë Elvana i ndihmon financiarisht, por zbuloi se ajo nuk bën punë shtëpie.

Mamaqi: A ju jep lekë Elvana?

Mami Elvanës: Po, po sigurisht.

Mamaqi: A bën Elvana punë shtëpie?

Mami Elvanës: Çe pyet...

******

Elvana Gjata i ka dhënë fund pas 15 vitesh bashkëpunimit në muzikë me këngëtarin Flori Mumajesi dhe grupin e tij, ?Three dots?.

Kjo ?ndarje? shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë. Por sot këngëtarja nuk ka ngurruar të flasë lidhur me këtë çështje. E pyetur nga drejtuesi i emisioni Ermal Mamaqi për shkëputjen nga Mumajesi dhe ?Three dots?, Gjata tha se është formuar artistikisht prej tij dhe për këtë i është mirënjohëse.



?Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performancë dhe këngë. Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët, por më duhet të ndjek dritën tani?, tha këngëtarja.
******

Dyshja Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë ndër miqtë më të mirë të showbizit shqiptar dhe këtë e kanë shprehur gjithnjë, madje shpeshherë e quajnë njëri-tjetrin motër dhe vëlla.

Sot në ?Xing me Ermalin? Elvana Gjata tregoi se ai e kishte ngushëlluar pas skualifikimit të saj nga ?Ethet?. Këngëtarja tha se skualifikimi e kishte mërzitur shumë dhe se kishte filluar të qante me dënesë, por Mamaqi i cili në atë kohë ishte pjesë e grupit ?The Dreams? i ...

Share This Video


Download

  
Report form