Shembet nje shtepi nga reshqitja e dherave, ne rrezik 6 te tjera

RTV KLAN 2018-05-11

Views 2

Një banesë është shembur dhe 6 të tjera janë në rrezik nga rëshqitjet e dherave në fshatin Kasallë të njësisë administrative Zall-Herr në Tiranë.
Banorët kanë denoncuar në rubrikën "Kallëzo" në tvklan.al situatën e vështirë me të cilën ata përballen.
Sipas tyre, një banesë është shembur dhe rëshqitja e dherave ka vendosur në rrezik 6 shtëpi të tjera. Situata është përkeqësuar që prej ditës së martë, kur për shkak të shirave, ka rëshkitur një pjesë e konsiderueshme e tokës.
Në lidhje me këtë problematikë, banorët thonë për tvklan.al se kanë bërë ankesë edhe në Bashkinë e Tiranës dhe kërkojnë zgjidhje. Prej dy vitesh, thonë ata, kanë bërë ankesa në organet kompetente, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Familjarët refuzojnë që të largohen nga banesat edhe pse aty u rrezikohet jeta për shkak të rëshqitjes së dherave. Ata u bëjnë apel instancave përkatëse që të marrin masa për këtë problematikë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS