Sulmohet ambasada amerikane - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy shperthime kane tronditur Podgoricen në orët e para të së enjtes, në afërsi të Ambasadës Amerikane në Mal të Zi.

Fillimisht është raportuar për një shpërthim brënda terriotorit te selise diplomatike te Washingtonit. Shpërthim qe nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndersa pak minuta më pas është regjistruar një shpërthim i dyte.





Menjëherë forca të shumta policie malazeze kanë mbërritur në vendngjarje ku, kanë zbuluar se atentatori kishte hedhur veten në erë, pak metra larg ambasades, por fatmiresisht pa shkaktuar asnjë të lënduar.

Që prej mesantes, zona përreth ambasades vijon të jetë e rrethuar nga shirita policie, ndërsa puna ka vijuar për identfikimin e autorit. Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat malazeze, dyshohet se ai eshte Dalibor Jaukovic.





I lindur ne Serbi por me banim në Podgorice, Jaukovic ka qënë ushtarak dhe ka sherbyer në ushtrine e Ish Jugosllavise. Për këtë motiv, ai eshte dekoruar ne vitin 1999 nga Sllobodan Milloshevic për meritat e tij. Por ende mbeten te paqarta motivet qe e shtyne 43 vjecarin të ndërmerrte këtë akt.
Nderkaq, ne nje lidhje telefonike për Vizion Plus, Nenkryetari i Kuvendit te Malit te Zi, Genc Nimanbegu shpreson qe kjo te jete nje ngjarje e vecuar.





Me keqardhje kemi marr lajmin për këtë ndodhi. Sigurisht që për shkaqet do të presim të kryhen të gjitha procedurat ligjore, por ne e kemi dënuar këtë akt, i cili sigurisht shkon ndesh me politikat e qeverisë dhe shpresojmë që të jetë një akt individual, i pa organizuar





Nga ana e saj, Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Podgorice me ane te nje njoftimi i ka bere thirrje te gjithe shtetasve te saj qe te qendrojne larg zones se ambasades deri sa e gjithe situata te qartesohet.

Share This Video


Download

  
Report form